Maliqi: Rama pazar edhe në zyrat e parlamentit për të shkarkuar Metën

Deputeti Lefter Maliqi, ka komentuar shkarkimin e Presidentit e Ilir Metës, nga Kuvendi.

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, Maliqi bën me dije Kryeministri Edi Rama ka bërë pazare për shkarkimin e Metës edhe në zyrat e parlamentit.

Ai tha se në momentin që u shty votimi, grupe deputetësh u mblodhën në zyrat e Parlamentit, për të mbledhur vota, kundrejt shumave monetare dhe përfitimit të tenderave.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Edhe Berisha edhe Meta kanë miq në SHBA, që kanë ngritur zërin dhe të gjithë deklaratat e tyre kanë qenë në përputhje me mbrojtjen e kushtetueses. Të gjitha ligjet që ka kthyer Presidenti kanë qenë shumë të rregullta por për shkak të përdorimit një partiak që i bën këtij parlamenti, që nga shtatë deputet jemi që kemi qenë kundër çdo vendimi arbitrar të këtij parlamenti për t’u përdorur politikisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky parlament është i kapur nga Rilindja. Mediat nuk i lejojnë të futen për të parë pazaret që ndodhin në ambientet e Parlamentit. Kur në vendimin e parë u shty votimi për shkarkimin e Presidentit, pashë që fillimisht nuk i kishin votat dhe deputetët bënin takime grupe në dhomat  e fshehta, për të arritur votat. Joshjet janë të shumta që nga tenderat, shumat monetare e të tjera, por mos harroni se këto janë në kurrizin e shqiptarëve.”, tha Maliqi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?