Maliqi, Ramës: I sëmure shqiptarët edhe në këtë situatë të vështirë

Nga Lefter Maliqi

Koha për solidaritet, shpresë e besim larg panikut që përcjell i ngujuari nga bunkieri i Surrelit. Stres, ankth, nuk shihet me sy. Edhe në këtë situatë u bë i neveritshëm i sëmuri shqiptarët. Surreli baza e strehimit të njeriut që sjell vetëm fatkeqësi. Zoti i ndihmoftë Shqiptarët. Populli thotë se nuk e gjen gjë gjënë e keqe. Edhe në këtë fatkeqësi e cila godet shëndetin s’ka ndihma për qytetarët, s’ka buxhet për të varfrit, s’ka buxhet për masat mbrojtëse e medikamente për të sëmurët e pensionistët. Por ka ndalim qarkullimi, gjoba, rritje çmimesh. Kancelarja Merkel, thotë s’më intereson buxheti i shtetit para shëndetit të qytetarëve të mi, liderët e tjerë në botë madje edhe në Kosovë akordojnë fonde të mëdha për këtë fatkeqësi, kurse piktori i pashpirt i futur në bunkier, fondet i do për oligarkët, koncensionet etj.

Populli po vuan spo siguron dot bukën e gojës, qindra e mijra të tjerë janë në çadra pas fatkeqësisë së tërmetit ku edhe për atë fatkeqësi nuk përdori buxhetin e shtetit por mori borxhe duke rritur ndjeshëm borxhin e shtetit. Ky i pashpirt duhet larguar sa më parë pasi e shkatërroi këtë vend, i futi njerzit në stres, i varfëroi e po e shpopullon për ditë e më shumë. Çmimet në rritje, papunësia, pasiguria, trafiqet në rritje, për çdo fatkeqësi ska mjete e qenë kërkimi, s’ka maska e mjete mbrojtëse, s’ka fond rezervë për të ndihmuar popullin në nevojë.

Ky është Kryeministër i bunkerit të Surrelit, i oligarkëve dhe jo i shqiptarëve të vuajtur. Zot shpëtoje vendin nga Corona Virusi dhe çdo fatkeqësi tjetër, shpetoji shqitarët nga pamja që u sjell vetëm ters kur e shohin çdo ditë nëpër Tv e ERTV, i cili ia ka kaluar dhe Enverit. S’doja të bëja politike në këto ditë por kur shoh popullin të izoluar, pa lek të varfër, që s’kanë mundësi të blejnë ilaçe, ushqime, bukë ku çmimet janë disafishuar ndjen keqardhje se kush i drejton nga bunkieri.

Zoti ju shpëtoftë nga ky virus dhe nga kjo e keqe që sjell vetëm fatkeqësi, stres, pasiguri, varfëri, shpopullim dhe humbje shprese. Të bashkuar do ia dalim. Zoti ju bekoftë?.

SHKARKO APP