Maliqi: Ramziu s’ndalet nga marrëzia e etja për pushtet. Të nisë mobilizimi për revolucion

Firmosja e marrëveshjes për reformën zgjedhore mes kryeministrit Edi Rama dhe opozitës parlamentare, ka shkaktuar reagimin e ashpër të deputetit të pavarur Lefter Maliqi.

“Ramziu për karrige, timon e tepsi është gati të të djegë moj e shtrenjta Shqipëri.

I bëj thirrje Opozitës së Bashkuar, socialistëve të zhgënjyer, studentëve, artistëve, të mobilizohen për revolucion demokratik në mbrojtje të demokracisë, Kushtetutës dhe të ardhmes Europiane të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ramziu s’ndalet nga marrëzia e etja për pushtet, duke votuar ndryshimet Kushtetuese për prishje të koalicioneve. Mban peng vendin pa Gjykatë Kushtetuese për të sunduar me krimin, oligarkët, banditët, pushtetin lokal monist, institucionet e kapura dhe drogën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Koha për zgjim, ngritje dhe mposhtje të krimit. Uragani popullor s’ndalet.

Ramziu po ja hap vetë gropën vetes. Mbidoza i ka errur sytë, babëzia dhe lakmia e pushtetit i ka marrë trutë. Koha nuk pret liri-demokraci si në 1991.

E duam Shqipërinë si Europa??????.”, shprehet deputeti Lefter Maliqi në rrjetet sociale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?