Maliqi tregon shenjën që koha për ndryshim ka ardhur

Këtë të shtunë, deputeti Lefter Maliqi përmes disa fotove të publikuara në facebook, ka treguar se ndodhet në vendlindjen e tij, në Lapardha të Beratit. Teksa pozon mes ullinjëve, ai thotë se koha për ndryshim ka ardhur dhe këtë e lidh me pemën e ullirit.

Postimi i plotë

Pema e ullirit simbolizon paqen dhe besimin e plot. Në Lapardha-Berat, atje ku kalova fëmijërin deri 14-vjeç. Ullinjtë plot, tregon se paqja në çdo familje dhe besimi i plot për ndryshim, zhvillim, mireqenie po vjen.

Vitin e kaluar ullinjt nuk kishin fare prodhim si asnjëherë tjetër. Zoti në 2020 ku ulliri nuk pati prodhim, tregoj që fatkeqësit në varfëri, ekonomi, tërmete, Covid 19, qeverisje ishin të mëdha dhe nuk simbolizuan as paqen as besimin e plot dhe ishte simbol i Rilindjes.

Ulliri plot po risjell paqen, besimin e plot për ndryshim, mirëqënie dhe të ardhme të sigurtë. Zoti i ndihmoftë shqiptarët dhe i largoftë nga te këqijat në qeverisje dhe fatkeqësitë natyrore.

https://www.facebook.com/lefter.maliqi/posts/3865445856863211

SHKARKO APP