Maliqi: Uragani popullor nuk do të ndalet

Deputeti Lefter Maliqi, përmes një postimi në facebook, thotë se uragani popullor nuk do të ndalet. Teksa bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e sotme, ai thekson se kjo valë protestash i paraprinë ”protestës madhështore dhe revolucionit demokratik, deri në shpërndarjen e Parlamentit dhe zgjedhjeve lokale dhe të përgjithshme”.

Postimi i plotë

Sot ora 17:30 të gjithë bashkë në protestë në mbështetje të artistëve pranë Ministrisë së Rendit, të mposhtim frikën, në mbrojtje të demokracisë dhe te ardhmes së vendit. Kjo valë protestash i paraprinë protestës madheshtore dhe revolucionit demokratik deri në shpërndarjen e Parlamentit dhe zgjedhjeve lokale dhe të përgjithshme. Uragani popullor nuk ndalet. Demokracia do fitojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?