Mallakastër, 23-vjeçari i merr kushëririt kartat e kreditit dhe i zbraz llogaritë
Një 23-vjeçar nga Mallakastra është ndaluar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje.
Sipas policisë “Klevis Veizaj i kishte vjedhur 3 karta krediti kushuririt të tij dhe i tërhoqi paratë në bankomat.”
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier ka urdhëruar ndalimin për veprën penale “Vjedhje” parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.
“Ky shtetas në datën 17.11.2017 ka vjedhur 3 kartat e kreditit në shtëpin e shtetasit F.V, 25 vjeç dhe me anë të tyre ka tërhequr lekët në bankomat”, sqaroi policia.
KOHA JONË SONDAZH

