Tre kryetarë të FRPD që humbin jetën në moshë të re

Një lajm i papritur trondit ditën e djeshme, jo vetëm selinë blu, por të gjithë vendin. Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani humbi jetën në moshën 44-vjeçare, ku shkak dyshohet një arrest kardiak.

Partia Demokratike e ka shpallur ditën e sotme, ditë zie, teksa ka ulur flamujt në gjysmë shtizë dhe ka anuluar aktivitetet në të gjithë vendin.

Gerti Bogdani do të përcillet ditën e sotme për në banesën e fundit, ku do të prehet në varrezat e Sharrës, teksa Kuvendi i Shqipërisë po mban homazhe në nderim të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka qenë për dy legjislatura deputet nga viti 2009 deri në vitin 2017, teksa ka mbajtur edhe postin e kreut të Forumit Rinor të Partisë Demokratike gjatë viteve 2009-2015.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por, Gerti Bogdani nuk është i vetmi kryetar i FRPD-së që humb jetën në moshë të re.

Para tij, përgjatë viteve 2002-2009 postin e kreut të FRPD e ka mbajtur Sokol Olldashi, i cili humbi jetën në moshën 41-vjeçare më 20 nëntor të vitit 2013, pasi një aksidenti automobilistik në Krrabë. Sokol Olldashi humbi kontrollin e drejtimit të makinës për shkak të shpejtësisë së madhe dhe kthesës së pjerrët humbi kontrollin, duke u rrëzuar 20 metra poshtë në humnerë.

Ndërkohë, gjatë viteve 2000-2002, postin e kreut të FRPD-së e ka mbajtur ish-deputeti Kolin Gjoka. Ai ka humbur jetën në moshën 36-vjeçare më 1 Shkurt të vitit 2002 pas një sëmundje të rëndë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?