“Mami, po vdes. Nuk marr dot frymë”, mesazhi i fundit i 26-vjeçares nga brenda kamionit ku u gjetën 39 kufoma

Një 26-vjeçare vietnameze, e cila është një prej 39 emigrantëve të cilët vdiqën brenda kamionit ku temperatura ishte -25 gradë, i dërgoi nënës së saj një mesazh ku i thonte se ishte duke vdekur.

Familja e Pham Thi Tra thotë për BBC se vajza e tyre pagoi 30 000 stërlina për të shkuar në Britani “në kërkim të një jete më të mirë”.

Mesazhi i Pham Thi Tra u dërgua 2 orë përpara se kamioni të hynte në Mbretërinë e Bashkuar nga Belgjika.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Më vjen keq, mami. Udhëtimi im jashtë shtetit nuk pati sukses. Mami, të dua shumë. Po vdes sepse nuk marr dot frymë”, lexohet në mesazhin e 26-vjeçares.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vëllai i vietnamezez i tha BBC se motra u kishte lënë porosi që të mos e kontaktonin sepse “organizatorët” nuk lejonin telefonata.

Një çift bashkëshortësh, të cilët janë pronarët e fundit zyrtarë të kamionit, u arrestuan sot në Cheshire.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?