Mamurras, 1 i vrarë dhe 3 të plagosur nga konflikti mes dy familjeve

Një i vdekur dhe 4 te plagosur është bilanci tragjik i një konflikti të armatosur në qendër të qytetit të Mamurrasit.

Burrat e dy fiseve janë janë konfliktuar paraditen e sotme me armë zjarri dhe nga shkëmbimi i zjarrit fillimisht 4 persona kanë mbetur të plagosur rëndë, mes tyre edhe kalimtarë të rastit.

Përplasja kanë ndodhur mes familjeve Tafa dhe Mamli, në qendër të këtij qyteti.

Anëtarët e familjes Mamli i kanë zënë pritë familjes Tafa të cilët udhëtonin në automjetin tip benz me targa AA077CN. Nga ky shkëmbim zjarri ka humbur jetën sapo ka mbërritur në spital, pas plagëve të marra, shtetasi Naim Tafa, si dhe janë plagosur shtetasit Altin Coku 37 vjeç, Besim Xhepani 70 vjeç, Idriz Tafa 59 vjeç dhe Dorian Mamli 31 vjeç. Të plagosurit ndodhen në spitalin e traumës në kryeqytet, ku më rëndë paraqitet Altin Coku.

Policia e Laçit ka arrestuar si autor të ngjarjes, Enrik Mamli. Në vendngjarje, policia ka sekuestruar një armë zjarri kallashnikov dhe është vënë në ndjeke të personave të tjerë të përfshirë në konfliktin e armatosur. Ngjarja pas hetimeve të para  besohet se është pasojë e një konfliki që ka ndodhur ditën e martë në një lokal në Mamurras mes Endrik Mamlit, dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes Tafa. Mamli është dhunuar fizikisht dje, dhe nisur nga ngjarja e stome, dyshohet për një hakmarrja të ndërmarrë prej tij dhe familjarëve të tjerë.

Por ngjarja mund të ketë zanafillën edhe në Itali, ku mendohet se ka pasur një konflikt tjetër më të hershëm mes tyre.

SHKARKO APP