Manastirliu: 103 mjekë i shtohen qendrave shëndetësore në gjithë vendin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale lajmëroi nga qendra shëndetësore e rikonstuktuar në zonën e Paskuqanit, nisjen e programit kombëtar të depistimit të kancerit të qafës së mitrës për gratë e grupmoshës 40-49 vjeç.

“103 mjekë familje kanë aplikuar për t’u punësuar në sistemin shëndetësor parësor dhe pritet të punësohen në qendrat shëndetësore dhe pikat e ambulancave në të gjithë vendin brenda muajit Shkurt”, tha Manastriliu.

Duke theksuar investimin në vijim tek burimet njerëzore, Manastirliu deklaroi se po ndërtohet platforma “Mjekë për Shqipërinë”, të cilën e cilësoi si një dritare e hapur për të gjithë mjekët që duan t’i bashkohen sistemit publik, të aplikojnë e të punësohen në qendrat shëndetësore dhe spitalet në të gjithë vendin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është një thirrje për çdo mjek që sapo është diplomuar dhe pritet të marrë licensën e ushtrimit të profesionit si dhe për çdo mjek që do të punësohet qoftë në qendra shëndetësore apo edhe spitale, të aplikojë për t’u punësuar në sistemin publik”, tha Manastirliu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministrja e Shëndetësisë u ndal edhe tek programi që ofrohet falas në qendrat e kujdesit parësor në vend.

“Kemi kthyer vëmendjen e munguar prej vitesh në portën e parë të kujdesit shëndetësor, jo vetëm me përmirësimin e infrastrukturës, por edhe me programet kombëtare të parandalimit, si programi i depistimit të kancerit të qafës së mitrës për gratë e grupmoshës 40-49 vjeç, me ofrimin e analizës HPV falas në çdo qendër shëndetësore”, tha Manastirliu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?