Manastirliu: Ankohen për hemorragji të mjekëve dhe ilaçi që kishin nxjerrë ishte bllokimi i specializimeve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, sot në prezantimin e buxhetit për vitin 2022, foli edhe për PD-në. Teksa kujtoi faktin se ata i kanë zët lajmet e mira dhe e përqendrojnë vëmendjen tek lëvizja e lirë e mjekëve jashtë vendit, Manastirliu u shpreh se në kohën kur ata ishin në qeveri ilaçi i që gjetën për hemorragjinë e mjekëve ishte bllokimi i specializimeve.

“Shumë pak hapësirë u jepet atyre shembujve që frymëzojnë. Shembujve të 228 mjekëve janë duke punuar larg prej vendit ku banojnë. Detyrën bëjnë do thonin disa që lajmet e mira i kanë si zët.

Ku i keni mjekët thonë disa, a thua nëse lëvizja e lirë e profesionistëve është tabu në Shqipëri. Ankohen për hemorragji të mjekëve dhe ilaçi që kishin nxjerrë ishte bllokimi i specializimeve. Vendimi që morën 6 vite më parë i dha fund një prej absurdeve më të mëdha që ka ndodhur këto 3 dekada.

Swiss Digital Desktop Reklama

1200 mjekë të përgjithshëm janë punësuar në këto 4 vite në sistemin shëndetësor publik. 3800 infermierë janë punësuar nëpërmjet portalit Infermierë për Shqipërinë. Më shumë se 260 mjekë të huaj punojnë në sistemin publik dhe jopublik në Shqipëri, ashtu si mjekë shqiptarë janë duke punuar jashtë Shqipërisë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?