Manastirliu apel qytetarëve: Dëgjoni këshillat e mjekes së Infektivit

Teksa Shqipëria ka hyrë në fazën e rihapjes graduale, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu ka shpërndarë një video sensibilizuese ku mjekja Entela Kolovani, bën apel që të ruhet distance sociale dhe higjiena personal.

”Uroj që ky optimizëm të mbetet gjallë. Ne do tentojmë në një normalitet të ri. Duhet të mbajmë distancën, higjienën dhe të bëjmë që ky infeksion të mos parapet më. Duhet të jemi në të njëjtat kushte që të ruajmë prindërit tanë dhe pacientët me sëmundje. Urojë që të jenë ditë normaliteti por koronavirusi do na bëj të jetojmë ndryshe”,-shkruan mjekja Entela Kolovani.

Kurse Manastirliu shkruan që ”Të mbajmë distancat me njëri-tjetrin, të përshtatemi me normalitetin e ri, për të ruajtur prindërit tanë, fëmijët tanë, pacientët me sëmundje bashkëshoqëruese. Ju lutem dëgjoni mesazhin e dr. Entela Kolovanit. Bashkë kundër Covid-19”.

SHKARKO APP