Manastirliu: Asnjë tolerim për shitjen e barnave pa recetë

Në kuadër të Platformës së Bashkëqeverisjes, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se, nuk do të ketë asnjë tolerim për farmacistët dhe farmacitë që japin ilaçe pa receta.

Sipas Manastirliut, prej dy javësh është ngritur një task-forcë, e cila do të inspektojë kushtet e tregtimit të barnave dhe shitja e tyre në farmaci. Gjatë një interpelance të drejtpërdrejtë me grupet e interesit, ministrja i është përgjigjur ankesave të farmacistëve dhe qytetarëve në lidhje me problemet që kanë hasur.

“Platforma bashkëqeverisjes do na ndihmojë për të bërë punën më mire. Plot 1424 ankesa kanë marrë përgjigje në 11 muaj”, u shpreh Manastirliu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se pas denoncimit në platformën e bashkëqeverisjes, është ngritur një task forcë, e përbërë nga specialistë të fushave.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Prej dy javësh që funksionon Task-Forca, kemi marrë 47 masa në 97 raste të kontrolluara. Nuk do të tolerohet asnjë person që dëmton qytetarët, duke dhënë barna pa recetë. Të gjitha barnat e tjera, duhet të jepen me përshkrimin e mjekëve. Task forca do të funksionojë periodikisht në terren, në mënyrë që të garantohet siguri në tregtimin e barnave për pacientët”,-tha Manastirliu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?