Manastirliu: Binjakët fitojnë betejën e jetës
Amiri dhe Amari, janë dy binjakët e sjellë në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, të cilët pas 37 ditësh në reanimacion, janë gati të shkojnë në shtëpi. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se dy binjakët ia dolën të fitojnë betejën e jetës. Ministrja ka vizituar binjakët dhe nënën e tyre në maternitet, që pas një ndërhyrje delikate dhe një periudhe të gjatë në reanimacion, janë gati të kthehen në shtëpi.
Manastirliu vlerësoi punën e mjekëve dhe të stafit të Maternitetit “Mbrëtëresha Geraldinë”, falë punës së të cilëve Amiri dhe Amari janë jashtë rrezikut për jetën, duke treguar edhe njëherë se ndërhyrje delikate dhe të specializuara mund të kryhen në Shqipëri. “Pas 37 ditësh të vështira në reanimacion, Amirdhe Amar ia kanë dalë të fitojnë betejën e jetës, pas një ndërhyrje delikate dhe punës e përkushtimit të çdo dite të ekipit të “Mbretëresha Geraldinë””.
Investimet në këtë maternitet kanë sjellë standarde të reja shërbimi. Vetëm gjatë vitit 2018, u investua për 18 inkubatorë stacionarë, 11 inkubatorë transporti dhe 8 ekografi obstetrike-gjinekologjike në maternitetet e gjithë vendit.
KOHA JONË SONDAZH

