Manastirliu: Brenda qershorit 1 milion vaksinime kundër Covid-19

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, thotë se procesi i vaksinimit po vijon pa u ndalur në çdo cep të vendin tonë, për të arritur 1 milion vaksinime brenda qershorit.

Përmes një postimi në facebook, Manastirliu nënvizon se 60 mijë doza të Sinovac po shpërndahen sipas kushteve të sigurisë.

Ministrja shkruan se deri më tani janë kryer 716,616 vaksinime, ku prej tyre 243,776 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-covid.

Në fund Manastirliu ka ftuar çdo qytetar të komunikojë me mjekun e familjes për ditën dhe vendin e vaksinimit kundër Covid-19.

SHKARKO APP