Manastirliu: Çerdhet dhe kopshtet mund të hapen nga…
Pasi u vendos që veç maturantët do të kthehen në shkollë, sipas planit në tentativë, nëse të dhënat do të jenë të qendrueshme, bazuar në kriteret e përcaktuara nga Komiteti Teknik, nga data 1 qershor po planifikohet të lejohet hapja e cerdheve dhe e kopshteve publike dhe private. “Dëshiroj të ndalem këtu, duke theksuar nevojën e një vlerësimi të thellë dhe shumë të kujdesshem të kushteve higjeno-sanitare për çdo strukture të kopshteve dhe cerdheve dhe standardeve qe duhet të plotesojne për të mirëpritur femijët në këto institucione me rregullat e reja. Protokollet e sigurisë do të bëhen të njohura në ditët ëe vijim, ku dhe do të ngarkohen për zbatim të gjithë insitucionet përgjegjëse për plotësimin e tyre deri në këtë datë”.