Manastirliu dënon dhunën e familjarëve ndaj mjekut në spitalin e Durrësit

Një ditë pas incidentit të ndodhur dje në spitalin e Durrësit ka ardhur dhe reagimi i Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Ajo ka dënuar agresionin ndaj mjekut në urgjencën e spitalit të Durrësit, Gerald Kola, i cili u godit teksa kishte ndërhyrë për të ndarë tre persona, të cilët po grindeshin në ambientet e spitalit.

“Dënoj me forcë agresionin e dhunshëm ndaj mjekut në urgjencën e spitalit të Durrësit. Autorët e sulmit barbar të marrin dënimin maksimal që jep ligji.Të vendosur në zbatimin e Urdhërit për regjimin e ri në spitale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Asnjë familjar në shërbimin e urgjencës dhe respektim i orareve të vizitave në çdo spital”, deklaroi Manastirliu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mjeku u godit me tullë në kokë nga familjarët e një pacienti të shtruar në spital.

Pak ditë më parë në QSUT u dhunua një mjek gjë që solli edhe vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë, që kufizoi oraret e vizitavë të familjarëve të pacientëve në ambientet e spitalit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?