Manastirliu firmos urdhrin: Lëvizin vetëm mjetet e autorizuara me orar të përcaktuar

Me qëllim mbrojtje e popullatës nga infektimi me koronavuris, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka firmosur urdhrin ku ndalohet lëvizja e mjeteve të transportit publik dhe privat të udhëtarëve qytetas, ndërqytetës dhe rrethqytetas deri në një urdhër të dytë.

Përjashtim nga ky ndalim bëjnë mjetet e transportit të pajisura me autorizim të posaçëm nga autoritete kompetente dhe mjetet e transportit të punonjësve në institucione publike ose private të cilët lejohen të qarkullojnë në intervalin kohor 5:00 deri në orën 8:00 dhe midis intervalit 16:00 deri në 17:00.

Në zbatim të këtij urdhri ministrja ngarkon Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor dhe strukturat përgjegjësisë të Policisë së Shtetit dhe policisë Bashkiake. Urdhri hynë në fuqi menjëherë

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?