Manastirliu firmos urdhrin: Orare të reja për vizitat në spitale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka firmosur urdhrin për regjimin e disiplinës dhe rregullave për vizitorët në çdo spital të vendit.

Janë përcaktuar orare fikse të vizitave të familjarëve dhe është ndaluar prezenca e familjarëve në Urgjenca, përveç rasteve kur kërkohet nga mjeku. Konkretisht, vizitat e familjarëve në shërbimet me shtretër do të kryhen dy herë në ditë, paradite nga ora 12:00-13:00 dhe mbasditë nga ora 17:00-19:00.

Ndërsa vizitat në shërbimin e reanimacionit spitalor për familjarët e pacientëve të shtruar në reanimacion do të kryhen dy herë në ditë në orën 11:00 – 12:00 dhe 18:00 – 19:00. Këto orare do të jenë të afishuara në çdo hyrje spitali dhe pavione.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministrja Manastirliu deklaroi marrjen e masave të menjëhershme për disiplinimin e vizitave të familjarëve të pacientëve në spitale, fill pas ngjarjes së disa ditëve më parë, kur një familjar dhunoi fizikisht mjekun roje të urgjencës së spitalit infektiv, ndërsa po i shërbente pacientëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?