Manastirliu: Infermierët kujdesen çdo ditë që të moshuarit t’i marrin barnat me rimbursim në banesë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se distancimi fizik është arma më e fortë që kemi në dorë për frenimin e transmetimit të COVID-19.

Në një status në Facebook, ministrja thotë se “Infermierët dhe e gjithë struktura e kujdesit shëndetësor parësor kujdesen çdo ditë që të moshuarit t’i marrin barnat me rimbursim në banesë, pa patur nevojë të dalin nga shtëpia”.

“Që prej kufizimit të lëvizjeve si pasojë e #COVID19 më shumë se 43000 të moshuar të vetmuar kanë marrë barnat me rimbursim në banesë”, shkruan Manastirliu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?