Manastirliu: Investime të mëdha për spitalet, përmirësojmë cilësinë e shërbimit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale Ogerta Manastirliu ka prezantuar në Komisionin për Shëndetësinë dhe Çështjet Sociale, projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin shtesë për spitalet, përmes projektit “Përmirësimi i Sistemit Shëndetësor.

Kjo marrëveshje synon që të përmirësojë sistemin shëndetësor duke pasur fokus në reformën spitalore. Financimi shtesë është në vlerën 25 milionë euro dhe ndahet në tre komponentë. Në komponentin e përmirësimit të infrastrukturës; në komponentin e përmirësimit të menaxhimit të informacionit shëndetësor dhe në komponentin e tretë monitorim, vlerësim, menaxhimin e projekteve dhe asistencës teknike”, tha Manastirliu.

Duke folur për investimet në infrastrukturë përmes këtij projekti, Manastirliu bëri me dije se do të investohen pesë spitale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Do të përfundojë modernizimi i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”; nëpërmjet rehabilitimit të spitalit të Kardiokirurgjisë, spitalit të Djegie-Plastikës, Spitalit Psikotrik. Gjithashtu do të kemi mundësi që të përfundojmë edhe rehabilitimin e spitalit të Lezhës, të spitalit të Krujës”, tha Manastirliu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Marrëveshja e re mbështet edhe përmirësimin e menaxhimit të informacionit spitalor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?