Manastirliu: Ja sa mjekë e infermierë kanë marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer

Në ditën e 6 nga nisja e vaksinimit kundër Covid-19 në Shqipëri, dozat e para të vaksinës Pfizer po i marrin mjekët dhe infermierët e spitalit Covid4.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila ka publikuar disa foto nga procesi i vaksinimit këtë të shtunë në ambientet e stadiumit ‘Air Albania’, thotë se “308 mjekë dhe infermierë janë sot më të mbrojtur nga virusi i rrezikshëm”.

POSTIMI I PLOTE

Dr. Artur Mezini nga spitali COVID4 ka kryer vaksinën antiCOVID, si pjesa më e madhe e mjekëve të spitaleve COVID, që tashmë janë vaksinuar, teksa vijon procesi me mjekët dhe infermierët e vijës së parë të betejës me #COVID19.

308 mjekë dhe infermierë janë sot më të mbrojtur nga virusi i rrezikshëm, pas kryerjes së dozës së parë të vaksinës antiCOVID në Air Albania Stadium, ndërsa vijon procesi i vaksinimit sot në ditën e 6️⃣

 

 

SHKARKO APP