Manastirliu: Janë shpërndarë 200 mijë vaksina kundër gripit, vazhdojmë me ritme të shpejta

Mbi 200 mijë vaksina kundër gripit janë shpërndarë në qendra shëndetësore të vendit, që po aplikohen fillimisht te grupet e rrezikuara.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu teksa vizitoi Qendrën e re Shëndetësore në Belsh, tha se vaksinimi kundër gripit stinor do të vazhdojë me intensitet përgjatë javëve në vazhdim.

Manastirliu u ndal dhe te fushata e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, ku tha se vetëm gjatë tetorit janë kryer mbi nëntë mijë mamografi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Vetëm përgjatë muajit tetor janë kryer më shumë se 9 mijë mamografi, ndërkohë përgjatë këtij vitit janë 13 mijë mamografi të kryera. Sot mamografi e lëvizshme është në Belsh, nderkohë që çdo spital rajonal ka një mamografi, falë angazhimit tonë për të siguruar këtë shërbim në çdo rajon“, tha Manastirliu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?