Manastirliu jep lajmin e mirë: 36 ambulanca do të jenë pjesë e flotës anti-covid
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë konferencës me kryeministrin Edi Rama, ka bërë me dije ndër të tjera se shumë shpejt 36 ambulanca do të jenë pjesë e flotës anti-covid.
“Ne e parandaluam valën e parë sepse se përjetuam tragjedinë që përjetuan fqinjët si Italia. Po rrisim kapacitetet. Ka filluar vaksinimin e mjekëve dhe infermierëve, vijon vaksinimi i grupeve të rriskut. Shumë shpejt kemi parapaguar 3.9 milion dollarë dhe do të vijojmë të bëhemi pjesë e intrumentave ndërkombëtarë. Situata e 4 muajve është sfdiuese, për ne si qeveri por edhe për njerëzit. Është një element i rëndësishëm mënyra e menaxhimit në terren e rasteve që kanë nevojë për trajtim dhe transferim. 36 ambulanca do të jenë pjesë e flotës anti-covid që do të ofrojnë me ekipe të specializuara asistencë për shërbimin në familje. Do të kenë mundësi akoma më shpejt që të bëjnë tranferime në spital dhe të mund tu përgjigjen fluksve në rritje. Sepse këto kapacitete janë vlerësuar si projeksione të pritshmme. Këto masa futen në fuqi sot, plus vendosjen e higjienës dhe maskës apo ta kufizojmë përhapjen e Covid-19”, tha ajo.