Manastirliu: Ka të rinj që po trajtohen për simptoma të rënda nga COVID-19. Përhapja mund të frenohet vetëm nëse…

Ministrtja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u bën apel të rinjve për të marrë përgjegjësi individuale për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Manastirliu deklaron se në spitalin infektiv mes qytetarëve të shtruar, ka të rinj që po trajtohen për simptoma të rënda të shkaktuara si pasojë e COVID19.

Sipas saj, shumë të rinj sot me kontaktet e shpeshta me njëri-tjetrin, pa i respektuar rregullat, rrisin mundësinë e përhapjes së infeksionit dhe e përcjellin atë tek prindërit, gjyshërit, duke i vënë ata në rrezik serioz!

“?#COVID19
‼️Sot në spitalin infektiv mes qytetarëve të shtruar, ka të rinj që po trajtohen për simptoma të rënda të shkaktuara si pasojë e COVID19, sepse virusi nuk bën dallim moshe.
Sot, ka shumë të rinj që me kontaktet e shpeshta me njëri-tjetrin, pa i respektuar rregullat, rrisin mundësinë e përhapjes së infeksionit dhe e përcjellin atë tek prindërit, gjyshërit, duke i vënë ata në rrezik serioz!

Vetëm me kontributin e të rinjve, për të marrë përgjegjësi individuale në këtë kohë të pazakontë, përhapja e coronavirusit të rrezikshëm mund të frenohet!

? Vendose maskën??
↔️ Ruaj distancën
? Laj shpesh duart
#RuajVeten #RuajTëTjerët ?#COVID19?”, shkruan ministrja.

SHKARKO APP