Manastirliu: Kemi 330 misione jetëshpëtuese në të gjithë vendin

Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ishte sot së bashku me kryeministrin Edi Rama në eventin për Modernizimin e Urgjencës Kombëtare, në Spitalin e Traumës. Manastirliu u shpreh se ndryshimet rënjësore në shërbimin e Urgjencës kanë ndikuar drejtëpërdrejtë në uljen e kohës së autoambulancave në vendin ku ky shërbim kërkohen. Janë 340 mijë thirrje të përballuara nga shërbimi i urgjencës kombëtare vetëm në 10 muajt e këtij viti.

”Zero thirrje të humbura nga njësia e koordinimit të shërbimit kombëtar të urgjencës, prej ditës kur numri unik pret thirrjet nga çdo cep i Shqipërisë, nga veriu në jug. Kemi 1130 thirrje për ndihmë, që priten çdo ditë në Qendrën Kombëtare të Urgjencës. Kemi 330 misione jetëshpëtuese, që kryhen çdo ditë në të gjithë territorin. Sot koha mesatare e mbërritjes se urgjencave është 15 minuta ne zonat urbane dhe 20 min ne zonat rurale”.

Duke folur për ndryshimin e shërbimit të urgjencës në territor, Manastrliu theksoi se do të vijojnë investimet për mjete të reja të urgjencës. ”Ne do të vijojmë me investimet për përmirësimin e këtij shërbimi sepse ngritja në një standard të ri i shërbimit të urgjencës mjekësore është boshti i të gjithë investimeve, për të patur një shëndetësi më të mirë, që i përgjigjet në kohë dhe me cilësi nevojave të qytetarëve dhe deri ne 2021 do te investojme jo vetem ne flote te re dhe pajisje por fokusi do jete tek mjeket dhe infermieret”

Investimet në Urgjencën Kombëtare gjatë dy viteve të fundit përfshijnë 37 autoambulanca të reja, të mirëpajisura dhe me aparatura jetëshpëtuese si dhe 100 sete të ndihmës së parë janë vënë në shërbim të autoambulancave në spitale, duke filluar nga ato për traumën, setet e intubimit, të medikamenteve dhe të mjekimit. Numri unik 127 i Urgjencës, prej gati një viti është shtrirë në të gjithë vendin. Vetëm gjatë këtij viti kur ka nisur funksionimir i numrit unik 127 në të gjithë vendin janë kryer 103 mijë misione dhe ka rëndësi të thuhet se 45% e qytetarëve që kanë patur nevojë për ndihmë, e kanë marrë ndihmën e nevojshme në banesë, pa patur nevojë të transportohen në spital.

SHKARKO APP