Manastirliu: Kemi kërkuar ndihmë nga Kina, jemi në pritje
Në kushtet e një krize botërore shëndetësore nga pandemia e koronavirusit, BE ka kufizuar eksportet mjekësore për rajonin. E vetmja shpresë për shumë vende tashmë ka mbetur Kina, jo vetëm si prodhuesi kryesor por edhe për faktin se ky shtet duket se e ka hedhur pas krahëve këtë virus shkatërrues. Edhe Shqipëria ka bërë një kërkesë ndaj saj dhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një lidhje me skype për Ora News tha se janë në pritje.
”BE ka kufizuar eksportet mjekësore ndaj Ballkanit-Ka një problematikë mbarëbotërore. Kemi bërë të gjithë përpjekjet për furnizimin në vazhdim dhe do të vijojmë me gjithë tamponet dhe testet, kemi vijuar procedurën për blerjen e respiratortëve të rinj.Këtë fundjavë presim një furnizim me materialet për mbrojtjen personale. Do të bëjmë të pamundurën për të siguruar mjetet e nevojshme për të luftuar këtë armik. Kemi bërë një kërkesë ndaj Kinës dhe jemi në pritje. Jo vetëm ndaj tyre por dhe shumë autoritete të tjera. Kam zhvilluar në telekonferencë dje me gjithë partnerët ndërkombëtare që të kemi kanale të lira të komunikimit për furnizimet në vazhdim, për pajisjet dhe materialet mjekësore”.