Manastirliu: Kryhet me sukses ndërhyrja delikate në QSUT, operacioni zgjati 7 orë
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ndarë në faqen e saj në Facebook lajmin e mirë për një operacion të vështirë, i cili është realizuar me sukses në QSUT. Manastirliu ka bërë me dije se ndërhyrja delikate është kryer në fundjavë dhe ka zgjatur plotë 7 orë duke shpëtuar jetën e 54-vjeçares.
”Super punë dhe profesionalizëm i ekipit të kirurgëve urologë, kirurgë vaskular, kardiokirurgë e kardioanestezist, dr. Aurel Janko, dr. Andi Kaçani, dr. Arbër Aliu, dr. Petrika Gjergo dhe dr. Saimir Kuçi. Respekt”, shkruan Mnastirliu.
Sipas infomracioneve nga QSUT, pacientja 54-vjeç me diagnozë tumor primar renal dhe përhapje masive në Caven inferiore dhe në atriumin e djathtë, rrezikonte jeten nga bllokimi i qarkullimit të gjakut në mushkri u operua në kushtet e urgjencës. Operacioni konsistoi në heqjen e tumorit dhe pastrim nga ekipi i kirurgëve në QSUT.