Manastirliu: Lajm i mirë sot, asnjë mjek dhe infermier i shtruar në spital me COVID-19, 1 tjetër i shëruar

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, jep lajmin e mirë se është shëruar nga koronavirusi edhe një punonjës i tjetër i personelit shëndetësor, duke e çuar në 41 numrin total të të shëruarve në radhët e mjekëve dhe infermierëve.

Gjithashtu, ministrja thekson se lajm i mirë është edhe fakti se sot nuk ka asnjë mjek apo infermier që po trajtohet në spital për COVID-19.

Mesazhi i Manastirliut:

Edhe 1️⃣ personel shëndetësor i shëruar në Tiranë, mes 18 të shëruarve në 24 orët e fundit! Janë 4️⃣1️⃣ personel shëndetësor të #shëruar nga COVID-19 ✅

Por #LajmiMëIMirë është se SOT, nuk kemi asnjë mjek dhe infermier që po #trajtohet në spital për #COVID19 dhe 70% e të prekurve ndërmjet bluzave të bardha janë plotësisht të shëruar!

Deri tani janë 3️⃣4️⃣5️⃣pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me ?#COVID-19?

#FORCA

SHKARKO APP