Manastirliu: Mbërrijnë nga Turqia edhe 8 tonë pajisje mjekësore
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njofton se kanë ardhur nga Turqia në Shqipëri 8 tonë pajisje mjekësore.
Teksa publikon video të ndihmave nga avioni, ministrja thekson se kjo rrit stokun e materialeve të mbrojtjes së stafit mjekësor, që po lufton në frontin e parë kundër COVID-19.
“? Edhe 8 tonë pajisje mjekësore kanë mbërritur në vend duke rritur stokun e materialeve të mbrojtjes personale të stafit mjekësor dhe infermieror që po luftojnë në frontin e parë kundër ?Covid-19?”, shkruan Manastirliu.