Manastirliu: Mbi 192 mijë qytetarë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-covid

Procesi i vaksinimit po vijon me ritëm të lartë në vendin tonë dhe shifrat e pandemisë tregojnë se po fuksionin fushata që është kthyer në vaksinim masiv. 638,338 vaksinime anti-Covid janë kryer në të gjithë vendin tonë që prej fillimit të vaksinimit.

Prej tyre, 192 mijë persona i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës, duke siguruar mbrojtje ndaj virusit vdekjeprurës. Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetet sociale.

”Me punën fantastike që po bëjnë vaksinatoret tona në të gjithë vendin, ia kemi dalë të kryejmë 638,338 vaksinimeve, prej të cilave 192 mijë qytetarë i kanë bërë të dy dozat e vaksinës dhe janë sot shumë më të mbrojtur nga Covid-19”, shkruan Manastirliu.

Më shumë se 760 mijë vaksina kanë mbërritur deri tani në Shqipëri dhe qeveria ka si objektiv për të kryer 1 milion vaksinime brenda muajit qershor. Vaksinimi masiv vijon me kalendar të kombinuar, për personat mbi 60-vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike si punonjës të fasonerive, operatorëve turistikë, etj.

SHKARKO APP