Manastirliu me mjekët e spitalit Covid 4: Strukturë e re në shërbim të pacientëve
Spitali Covid 4 është hapur duke shtuar me 100 shtretër kapacitetet spitalore për trajtimin e pacientëve me Covid-19.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u shpreh se kjo është një strukturë krejtësisht të re, e hapur dhe tashmë e vënë në funksion, falë planit tonë për përballimin e situatës së vjeshtë-dimrit dhe energjisë e përkushtimit të ekipeve tona mjekësore.
“Forca dr. Alda, dr. Alketa, dr. Andi, dr. Edlira, infermierët Kasemi, Ervjola, Rexhina dhe të gjithë ekipit të spitalit Covid 4, në këtë sfidë të madhe për t’i shërbyer pacientëve me COVID-19, në një strukturë krejtësisht të re, e hapur dhe tashmë e vënë në funksion, falë planit tonë për përballimin e situatës së vjeshtë-dimrit dhe energjisë e përkushtimit të ekipeve tona mjekësore, për të cilët nuk do të rresht së shprehuri mirënjohje të thellë”, tha Manastirliu.