Manastirliu: Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 14 mijë e 880 qytetarë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat ditore të të vaksinuarve në vend. Me anë të një postimi në Facebook, ajo shkruan se sot janë kryer 14.880 vaksinime. Që nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë vaksinuar në total, 221 588 qytetarë. Sipas ministres, fushata e vaksinimit “Shqipëria buzëqesh” po ecën me hapa të shpejta dhe të sigurta.

SHKARKO APP