Manastirliu në Kuvend: Kemi bërë punë model me emergjencat, të dhembshur e të vendosur
Në seancën e sotme plenare, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se kjo periudhë do të mbahet mend si koha e bollëkut të ngjarjeve të paparashikuara duke renditur tërmetin, pandeminë dhe së fundmi krizën ekonomike.
Manastirliu thotë se qeveria ka bërë një punë model me mënyrën si ka reaguar ndaj këtyre situatave emergjente, ndërkohë që çmimet në vend kanë arritur shifra të çmendura.
“Do kujtohet si koha e bollëkut të ngjarjeve të paparishikuara.
Kriza me përmasat globale po ja lënë vendin njëra tjetrës në një frekueencë që nuk ishte parë kurrë, si pandemia e Covid-19 pasojat e të cilës vazhdojmë ti ndiejmë apo tërmetin që falë solidaritetit qytetar ia dolëm.
Sa shpejt reagon, kujt i bëhet mburojë, edhe një mijë fjalime të mbanim sot o ishin të panevojshme para fakteve, sot shumë qytetare jetojnë në shtëpi të reja në lagje model me një jetë të re, është ilustrimi më i mire se si një qeveri duhet të reagojë ndaj këtyre situatave. Ne nuk i kemi ndalur investimet, kljo qeveri i ka dhënë provat për raste emergjente dhe krize.
Ndërkohë që krizat trokasin në derë masat tona janë në mbrojtje të ekonomisë shqiptare. Me pot ë njëjtën vendosmëri dhe dhembshuri po ndodhemi përballë pasojave të luftës në Ukrainë“, tha Manastirliu.
KOHA JONË SONDAZH

