Manastirliu në Kuvend: Ndëgjegjësohuni, vendet në spitale po ezaurohen

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në fjalën e saj në seancën e kësaj të enjte në Kuvend, kërkoi ndërgjegjësimin e deputetëve për të miratuar aktin normativ që ndalon lokalet e natës dhe diskot. ”Ftoj që përveçse ta miratojmë këtë akt normativ të mundemi që të japim shembullin duke mbajtur maskë. Nuk ka sakrificë vendosja e maskës, duhet të kthehet në rutinë. Nuk ka më normalitet të vjetër, ashtu sic ishim nuk do të jemi më, deri kur të dalë vaksina”.

Nga ana tjetër, Manastirliu kërkoi gjithashtu dhe ndërgjegjësimin për mbajtjen e maskave. “Nëse ju refuzoni të mbani maskën sigurisht që nuk mund të jeni shembulli më i mirë për tu marrë sa i takon masave që të gjithë së bashku duhet të zbatojmë. Kjo nuk është një maskë se po vë qeveria por është e propozuar nga ekspertët e pranuar si domosdoshmëri për të parandaluar virusin vdekjeprurës”.

Ministrja shprehu shqetësimin për rritjen e numrit të të infektuarve cka do detyrojë të hapen dhe dy spitale të tjera. ”Në të dy spitalet kemi mbi 120 të shtruar dhe dhjetra të tjerë që janë të dyshuar dhe shtruar në spitale. Do të thotë që shumë shpejt do të ezaurojmë spitalet e dedikuara e do të shtrihemi në hapjen e dy spitaleve COVID-3, COVID-4. Si është më e mirë të hapim dy spitale të tjera apo të vendosim maskën dhe të ulim së bashku rriskun e infeksionit dhe të të infektuarve? Kjo kërkon mobilizim dhe nuk duhet ta bëjmë vetëm për veten tonë por për të ardhmen tanë”.

SHKARKO APP