Manastirliu në Pezë-Helmes: Rehabilitohen 9 qendra shëndetësore në periferitë e Tiranës

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu inspektoi punimet për rehabilitimin e qendrës shëndetësore Pezë-Helmes, e cila po rehabilitohet në kuadër të programit të rindërtimit të 300 qendrave shëndetësore. E shoqëruar nga deputeti i zonës Arben Pëllumbi, Manastirliu u shpreh se investimet po shtrihen në çdo komunitet, nga qendra në periferi.

“Jemi sot në Pezë-Helmes, por ndërkohë po investohet në të gjithë periferitë e Tiranës, në Bërxullë, Petrelë, Arbanë, Selitë, Vaqarr, Kombinat, Ndroq, erj. Janë 9 qendra në Tiranë ku po ndërhyjmë dhe pritet të përfundojnë brenda 2 muajve. Po çojmë shërbimin me standarde në zemër të komunitetit, jo vetëm në qendrat e mëdha, për të garantuar akses universal dhe shërbim cilësor për qytetarët, kudo ku ata jetojnë”,- tha Manastirliu.

Me programin kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore, brenda vitit do të rehabilitohen 100 qendra shëndetësore dhe ambulanca. Vetëm në bashkinë Tiranë në 2 vite janë rehabilituar 24 qendra shëndetësore dhe ambulanca.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?