Manastirliu në Qendrën e Viktimave Dhunës në Familje: Mbrojtje e menjëhershme për gratë viktima të dhunës

“Me ndryshimet në ligjin për masat kundër dhunës në marrëdhëniet familjare, gratë do të marrin urdhër të menjëhershëm mbrojtje, për tu strehuar në institucionet tona të përkujdesit. Urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje do të marrin edhe fëmijët pavarësisht nëse ndaj tyre është ushtruar dhunë ose jo”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, vizitoi sot Qendrën Kombëtare të Trajtimit të Viktimave të Dhunës në Familje, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

E shoqëruar nga personazhe të njohur të ekranit dhe kinematografisë, Manastirliu bashkëbisedoi me gratë që marrin shërbime në qendër, ku vuri theksin te riintegrimi i tyre në shoqëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Qendra Kombëtare e Viktimave të Dhunës në Familje shërben si një vend, ku fillon ndryshimi i jetës për secilën nga viktimat e dhunës në familje, pasi ato mbështeten me ofrimin e shërbimeve cilësore dhe me standarte, duke patur si prioritet fuqizimin e grave dhe integrimin e suksesshëm në jetën normale të viktimave të dhunës në familje” – deklaroi ministrja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë vitit 2018 janë trajtuar 90 raste, nga të cilët 34 gra, së bashku me 56 fëmijë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?