Manastirliu ngre ”Task-Force” për kontrollin e barnave

Me një grup kontrolli të përbashkët të disa institucioneve, ku për herë të parë përfshihet dhe Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, do të kontrollohet çdo farmaci për kushtet e ruajtjes së barnave, kontrollin për pullën e sigurisë, kushtet hihjieno-sanitare të farmacive, lëshimin e barnave pa recetë, etj.

Me një urdhër të posaçëm, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka ngritur një grup të përbashkët kontrolli, me përfaqësues të disa institucioneve, ku për herë të parë përfshihen dhe inspektorë të Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë.

Ngritja e kësaj ”Task-Force” ka për synim kontrollin në çdo farmaci të plotësimit të kushteve të ruajtjes dhe monitorimit të barnave, të kushteve higjieno-sanitare, kontrollin e barnave mbi pullën e sigurisë, kontrollin për tregtimin e barnave pa recetën e mjekut, etj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi i punës, i cili ka në përbërje specialistë të Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Barnave, Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë do të ushtrojë kontrolle të imtësishme në çdo subject farmaceutik që ushtron aktivitetin në Republikën e Shqipërisë, më synim garantimin e sigurisë së tregtimit të barnave për qytetarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në ditët e para të funksionimit të kësaj ”Task-Force” ndërinstitucionale, janë kontrolluar 21 subjekte farmaceutike dhe janë konstatuar shkelje ne 12 subjekte të cilat janë ndëshkuar me masë administrative 1.500.000 lekë për mosrespektim të kushteve të ruajtjes së barnave, për tregtim të barnave pa pullën e sigurisë dhe tregtim të barnave pa recetën e mjekut.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?