Manastirliu: Nisin sot regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta në portalin e-Albania

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, njoftoi sot hapjen zyrtare të regjistrimeve online për klasat e para dhe të dhjeta në portalin e-Albania. Prindërit dhe nxënësit mund të kryejnë regjistrimin nga data 7 korrik deri më 31 gusht, duke eliminuar nevojën për paraqitje fizike në shkolla dhe duke garantuar një proces më efikas.

Regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta hapen sot, më 7 korrik, në e-Albania. Sistemi do të qëndrojë i hapur deri më 31 gusht, duke u dhënë mundësi të gjithë prindërve të regjistrojnë fëmijët e tyre në kohën më të përshtatshme për ta”, bëri me dije, Ministrja Manastirliu.

Përmes këtij shërbimi elektronik, qytetarët përfitojnë nga një proces i thjeshtuar, pa kosto shtesë dhe pa vonesa. Regjistrimi mund të kryhet lehtësisht nga çdo pajisje që ka akses në internet, duke hyrë në llogarinë personale në www.e-albania.al dhe duke ndjekur hapat e udhëzuara në shërbimin përkatës për regjistrimin e nxënësve të klasës së parë dhe të dhjetë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?