Manastirliu: Nuk mund të bëhet politikë me virusin! Të ndërgjegjësojnë njerëzit për të zbatuar masat e thjeshta

Në ceremoninë e dorëzimit të aparaturave të reja mjekësore për spitalet Covid, ndihmë e BE-së për Shqipërinë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjeti rastin t’i përgjigjet por njëkohësisht edhe të apelojë klasën politike, për më shumë bashkëpunim në luftën nga koronavirusit.

“Nuk mund të bëhet politikë me visurin. Mjekët e infermierët e dinë mirë se c’po shohin e po përjetojnë. Familjarët e dinë mirë së ç’përjetojnë ndërsa presin një lajm. Nuk është asnjëherë vonë për të kthyer paqen e të bëjmë c’ka kërkohet në këto momente. Të ndërgjegjësojnë njerëzit për të zbatuar masat e thjeshta. Kur e patën mundësinë të drejtojnë vendin nuk bënë asgjë.

Sistemi ynë shëndetësor është i brishtë mos e vendosim në një stres që është e vështirë për ta mbajtur. Vende shumë të zhvilluara arritën në kolaps, ndaj një thirrje për të gjithë për të vijuar me ndërgjegjësimin e qytetarëve, të rinjve për t’u bërë ata agjentë të ndryshimit, nuk ka më normalitet të vjetër, ka normalitet të ri, që na detyron të jetojmë me rrëgulla e kjo jetesë me rregulla do na bëjë të mundim këtë virus”- u shpreh Manastirliu.

SHKARKO APP