Manastirliu: Presim 10 mijë tamponë dhe 50 respiratorë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh në emisionin ”5 Pyetjet nga Babaramo”, tha se në ditët e para të prillit, do të vijnë edhe 10 mijë tamponë dhe 50 respiratorë. “Brenda një jave do të vijë pjesa e parë e respiratorëve, ndërsa presim që brenda prillit të kemi 50 respiratorë të tjerë, përveç 54 që kemi blerë, por pritet lëvrimi i tyre. Sa i përket tamponëve ne presim që jo vetëm të kemi 10 mijë tamponë dhe për të pasur edhe cilësi për kitet. Deri tani janë kryer mbi 1500 testime. Po punojmë që edhe spitali ‘Shefqet Ndroqi’ të ketë një laborator të vetin për analizat për koronavirusin”.

SHKARKO APP