Manastirliu publikon foton e mjekes së Infektivit: E pakursyer në ndihmë
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka falenderuar të Dr. Esmeralda Metën e cila shërben çdo ditë në vijën e parë të luftës kundër Covid-19 në spitalin Infektivë në Tiranë.
Manastirliu shkruan se Dr. Alda ka sot mirënjohjen e shumë pacientëve që janë shëruar dhe të të gjithëve ne, për punën e palodhur.
“Dr. Esmeralda Meta i shërben çdo ditë të prekurve nga #covid19 në spitalin #infektiv, me shumë përkushtim e profesionalizëm?? E pakursyer në ndihmë të pacientëve në çdo kohë, dr. Alda ka sot mirënjohjen e shumë pacientëve që janë shëruar dhe të të gjithëve ne, për punën e palodhur!” shkruan ministrja.