Manastirliu publikon pamje të reja nga Covid4. Çfarë ndodh nëse një pacient përkeqësohet? Flasin mjekët e infermierët

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar disa pamje të reja nga spitali Covid4 i cili ka pritur pacientët e parë, të përmirësuar pas trajtimit në spitalet Covid1 dhe Covid3.

“Pacientët të cilët janë janë të destinuar për Covid4 janë kryesisht pacientë që vijnë nga spitali Covid1 dhe Covid3. Pacientë të cilët janë në kushte më të përmirësuara nga ana klinike, por që kërkojnë një periudhë akoma monitorimi dhe ndjekjeje për proçesin e tyre të rehabilitimit. Aktualisht stafi mjekësor i përbërë nga mjekët, infermierët, laborantët, farmacistët është gati. Është një ekip më së miri i trajnuar me eksperiencë dhe nga dy spitalet e tjera Covid1 dhe Covid2, plus staf shtesë”, tha Dr. Esmeralda Meta.

“Të gjitha dhomat janë të pajisura me oksigjen dhe monitor për të monitoruar ecurinë e pacientit. Nëse do kemi raste të përkeqësimit të situatës së pacientit nga ana klinike kemi dhe shërbimin e reanimacionit që ofron shërbim t specializuar”, tha një tjetër mjeke.

Spitali Covid4 u pergatit nga Ministria e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale qe ne muajin Maj dhe u hap sipas strategjisë së përcaktuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve pas ezaurimit të 3 spitaleve të tjera Covid. Ky spital ka një kapacitet prej 100 shtretërish, dhe është i pajisur me të gjitha mjetet dhe aparaturat jetëshpëtuese dhe linjat e oksigjenit në secilën dhomë.

SHKARKO APP