Manastirliu publikon video-mesazhin e mjekut Tritan Kalo: Më mirë të parandalosh, mbajtja e maskës e ul mundësinë e depërtimit të virusit
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka publikuar mesazhin e doktorit Tritan Kalo mbi vendimin e mbajtjes së maskave.
Kalo thotë se një nga mënyrat për pakësuar rrezikun e infeksionit është mbajtja e një maske ose e një mbulesë për hundën dhe gojën.
“Mbyllja e vendit do shkaktonte shumë probleme, dhe për ta mbylur është kollaj, por problemi është për të mbyllur mundësinë e përhapjes së infeksionit në popullatë. Dhe një nga këto mënyra për të mbyllur, ose për të pakësuar rrezikun e infeksionit, është pikërisht mbyllja e hyrjes së mikroorganizmit që quhet Sars-Cov 2 në rrugët tona të sipërme respiratore dhe mbajtja e një maske ose një mbulese të këtyre vijave për të pakësuar sasinë e depërtimit të virusit në organizmin tonë”, thotë Prof. Kalo në mesazhin e tij.
Mjeku ndërsa thekson se është më lehtë të parandalojmë se sa të kurojmë këshillon që maska nuk duhet të mbulojmë mjekrën, por dy vrimat hyrëse të ajrit, siç është hunda dhe goja.