Manastirliu publikon videon dhe u drejtohet qytetarëve: Në këtë përballje të vështirë me Covid-19 duhet të…

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, iu bën thirrje qytetarëve të mos harrojnë maskën në shtëpi, pasi nga dita e sotme ajo është e detyrueshme kudo jashtë banesës.

Përmes një video-mesazhi në ‘Facebook’, Manastirliu thekson se maska duhet mbajtur, me qëllim që në këtë përballje të vështirë me Covid-19 të dalim me sa më pak humbje.

Mesazhi i Manastirliut:

🔴#COVID19

😷 Mos e harroni maskën kur dilni nga shtëpia!
Me qëllim që në këtë përballje të vështirë me Covid-19 të dalim me sa më pak humbje, të japim bashkërisht, edhe një herë, një shembull solidariteti, ashtu siç dimë të japim ne shqiptarët në kohë të vështira.
#MbajeMaskën
#RuajShëndetin
#ShpëtoJetë

SHKARKO APP