Manastirliu publikon videon tjetër: Ja çfarë është e detyrueshme
Ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, përmes një video në Facebook ka risjellë ne vëmendje masat e detyrueshme duke e cilësuar si një moment të rëndësishëm për të mbajtur në kontroll përhapjen e infeksionit.
“Normaliteti i ri kërkon që secili prej nesh të bëjë pjesë të përditshmërisë së tij vendosjen e maskës dhe zbatimin e rregullave të distancimit dhe higjienës. Ky është një moment shumë i rëndësishëm për të mbajtur në kontroll përhapjen e infeksionit. Bëj pjesën tënde për të mbajtur larg virusin e rrezikshëm”, shkruan Manastirliu në postimin e saj.