Manastirliu: Qeveria do të mbështesë financiarisht kurimin e doktor Dobit

Mjeku neurolog Drini Dobi, po lufton me Covid-19 në një nga spitalet e Italisë. Ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se shpenzimet financiare që duhen për kurimin e tij do të mbulohen nga qeveria shqiptare.

”Kam një falënderim për të gjithë ata qytetarë dhe kolegë, të cilët janë solidarizuar me doktor Drini Dobin, sot kur ngrohtësia e mirënjohjes për kontributin human dhe profesional është kaq e rëndësishme në luftën kundër sëmundjes. Doktor Drini luftoi me Covid-in dhe lufta e tij për jetën po vazhdon për arsye të komplikacioneve të mëtejshme. Personalisht kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me familjen e doktor Drinit dhe me mjekët që po ndjekin trajtimin për problemin e komplikuar shëndetësor të tij. Qeveria shqiptare ka marrë përsipër ta mbështesë financiarisht kurimin e doktor Drinit, deri në shërimin e tij të plotë. Forca Doktor Drini”, tha Manastirliu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?