Manastirliu: Qeveria ka siguruar vaksina për 800 mijë qytetarë, dozat e para vijnë më 15 shkurt

Pasi prezantoi masat e reja të ndërmarra nga Kominiteti Teknik i Ekspertëve për situatën e rëndë të Covid-19 në vend, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, tha se qeveria ka siguruar vaksina për 800 mijë qytetarë. Nga ana tjetër, ministrja nënvizoi se data 15 shkurt, do të jetë dita e ardhjes së vaksinave.

”Vaksina e Pfizer, dhe një seri vaksinash të tjera, janë vaksina me dy doza. Qeveria shqiptare ka siguruar përmes kontraktimit me Pfizer dhe Covax, vaksina për 800 mijë qytetarë shqiptarë, ku përfshihen kategoritë e riskut. Është një plan vaksinimi, që përmban grupet e riskut. Ne kemi filluar me ata që janë në vijën e parë të luftës kundër infeksionit. Kemi vijuar dozën e dytë për personelin që u vaksina në fillim të janarit. Po rrisim dozat e vaksinimit dhe brenda shkurtit do të kemi dozat e reja të vaksinës nga Pfizer. Data 15 shkurt do të jetë dita e ardhjes së vaksinave. Parashikohet një kalendar i ardhjes së vaksinave në ditët dhe në javët në vijm”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?