Manastirliu: Rastet në rritje, shpresojmë mos kemi kurbën e Italisë

Edhe pse shifrat nga pandemia e Covid-19 në Shqipëri rriten me shifra të vogla, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shpreson që vendi ynë të mos ketë kurbën e Italisë.

“Pritet rritje e rasteve pozitive të coronavirusit në Shqipëri. Do të kemi kurbë që do të karakterizohet nga rritje, por shpresojmë të mos jetë kurba e lartë që po shohim në vendet e tjera, por të jetë sa më e lehtë që t’i japi mundësi sistemit shëndetësor të ofrojë kujdes për ata që kanë më shumë nevojë, veçanërisht të sëmurët kritikë”.

Pyetur nga gazetarja Ilva Tare nëse jemi brenda parashikimeve të masave, ministrja u përgjigj se është ende herët për të folur për efektin e masave.

“Një gjë është e sigurt, janë ndërmarrë masa drastike që në konfirmimin e rastit të parë, ndaj jemi shpresëplotë se nuk do të përballemi me kurbën malore që janë përballur vende si Italia”.

SHKARKO APP