Manastirliu-Shehut: Nga janari do shtohen 300 mjekë

Ministrja e Shëndetësisë dhe e Çështjeve Sociale, Ogerta Manastirliu, i është përgjigjur deklaratave të deputetit të PD-së, Tritan Shehut. Shehu deklaroi se mjekët shqiptarë po largohen nga vendi. Ai mes tjerash theksoi se sistemi po shkon drejt kolapsit.

Ministrja ka hedhur poshtë këto pretendime. Përmes një statusi në rrjetin social “Twitter”, ajo shkruan se nga janari i vitit të ardhshëm do të ketë 300 mjekë të rinj specialistë. Deklaratat e tjera ministrja i quajti shpifje.

“Falë shfuqizimit 5 vite më parë, të vendimit “të frikshëm” të 2011-ës për bllokimin e specializimeve në mjekësi, nga janari do kemi +300 mjekë të rinj specialistë, në sistemin tonë shëndetësor, i cili u shpëtua nga kolapsi, me punë, jo me shpifje”, shkruan ministrja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?